Nëse nuk shikoni rezultate brënda 150 ditëve ne ju rimbursojmë paratë 100%. Për t’u kualifikuar plotësisht për një kërkesë për garancinë e kthimit të parave, ju lutemi ndiqni hapat e mëposhtme:
Garancia
Rezultate te dukshme ose
rimbursim i parave!
01. Dokumento Proçesin
Bëni një fotografi në zonën që dëshironi të kuroni përpara se të nisni trajtimin. Përseriteni proçesin çdo muaj ne zonën e trajtuar që të shikoni progresin që keni bërë.
“Rekomandoni fuqimisht të përdoret për një periudhë 3-mujore pasi stimulimi i folikulave të flokëve joaktive dhe të dobët është një proces që kërkon kohë.”
02. Ji konstant me produktet
Përdori produktet 3-4 në javë. E rëndësishme: serumin mos e neglizhoni asnjeherë. Përdoreni setin Dr. Jacob siç përshkruhet. Udhëzimet tregohen në etiketat e shisheve dhe në faqet e produktit në faqen zyrtare të internetit Dr. Jacob.
03. Përdori në 150 ditë
Përdorni 5 sete (serum dhe shampo) për rritjen e flokëve për 150 ditë (5 muaj) rresht pa ndërprerje. Një set zgjat përafërsisht 1 muaj.
04. Përshkruani proçesin e përdorimit
Jepni një përshkrim të shkurtër të përdorimit personal për të sqaruar aplikimin e produktit, nëse ndonjë ditë është anashkaluar, nëse produkte të tjera kozmetike janë përdorur njëkohësisht, p.sh. serume ose shampo të tjera për rritjen e flokëve dhe/ose nëse keni përjetuar ndonjë ndërlikim ose reaksion gjatë përdorimit.
05. Kontaktoni shërbimin e klientit
Në fund të rutinës tuaj 150 ditë nëse nuk keni rezultate të dukshme kontaktoni shërbimin e klientit për tu rimbursuar.
Dërgoni të gjitha fotot e çdo muaji sipas rendit kronologjik, me përshkrimet dhe datat përkatëse. Pas shqyrtimit Dr. Jacob do ju rimbursojë 100% të vlerës së shpenzuar.
Efikasiteti pas rutinës 150 ditore
Studimet klinike tregojnë se duhen të paktën 45 ditë për të parë reduktimin
e rënies së flokëve dhe 150 ditë për të aktivizuar rritjen e flokëve të rinj.
STUDIMI 1
97% Përdorues përjetuan më pak rënie flokësh
STUDIMI 2
93% Përdorues përjetuan rritje më të shpejtë të flokëve
STUDIMI 3
73% përdorues kishin një shtim në densitetin e flokëve
Rreth Garancisë:
Cilat produkte kualifikohen për garancinë?
Seti me 3 produktet: Serumi për rritjen e flokëve, shampo dhe maska (opsionale)
Pse nuk pranohet vetem shampoja per garancine?
Edhe pse shampoja e suporton serumin duhet te kombinohen te dy produktet qe te ndikojne tek rritja e flokeve.
A mund te marr rimbursim per produktet per me pak se 150 dite?
Jo, garancia aplikohet vetem ne rastet kur produktet aplikohen ne 150 dite (5 muaj) pa nderprerje
Sa kohe vonon procesi i rimbursimit?
Nese kerkesa juaj pranohet rimbursim kryhet sipas metodes se pageses qe keni kryer, zakonisht vonon 7-14 dite. Metodat te tjera rimbursimi vonojne me gjate.
Rreth Aplikimit
Si duhet t'i bej fotografite?
Fotot duhet te kryhen cdo muaj per 5 muaj rresht. Ju lutem vendosni daten ne secilen foto. Beni fotot ne te njejtin kend me te njejten teksture (te lagura / te thata) cdo muaj. Sigurohuni te beni nje foto perpara se te nisni rutinen.
Cfare te bej nese skam asnje foto?
Eshte shume e rendesishme te beni sa me shume foto, pasi kjo na ndihmon te aprovojme kerkesen tuaj per rimbursim nese nuk keni foto te progresit tuaj procesi i rimbursimit nuk mund te aplikohet.
Cilat jane kushtet e garancise?
Kushtet e garancise jane te detajuara me siper: dokumento progresin, ji konstant, aplikoji per 5 muaj pa nderprerje (150 dite) dhe perdor 5 sete.
Mbi 4 muaj
Per kualifikimin e garancise per rimbursimin e parave duhet te plotesoni kushtin per perdorim 150 ditor
5 sete Dr. Jacōb
Studimet klinike nga ekspertet demonstruan qe duhen 5 sete ne 150 dite pa nderprerje per te pare rezultatin e duhur.
Dokumento Progresin
Duhet patjeter te keni te dokumentuar te gjithe procesin me foto, me data fikse dhe pershkrime te detajuara
E rëndësishme: Përdoruesit e Dr. Jacobs mund të përjetojnë rritje të re të flokëve, forcimin e flokëve ekzistues duke i bërë më të shëndetshëm, në periudhën 150-ditore të trajtimit. Megjithatë, ne pranojmë se disa përdorues do të kenë përputhshmëri të kufizuar me produktin. Prandaj, Dr. Jacobs garanton që kushdo që nuk ka rezultate pas 150 ditësh të përdorimit të setit Dr. Jacob, siç përshkruhet është i kualifikuar për një rimbursim të parave të tyre. Ju lutemi vini re se produktet tona nuk u drejtohen atyre që përjetojnë rënie të flokëve në fazat e vona, alopeci te theksuar ose sëmundje akute autoimune. Prandaj, garancia jonë nuk mbulon asnjë nga këto forma të rënies së flokëve. Nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga këto probleme, ose keni dyshime nëse produktet tona janë për ju, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë të kujdesit ndaj klientit. Shënim: “Garancia e kthimit të parave*” ofrohet vetëm për klientët që kanë përdorur rregullisht produktet e setit Dr. Jacob prej minimumi 150 ditë (kjo do të vertetohet me nr. e porosive të kryera nga ju dhe me fotot që keni raportuar cdo javë), pra për klientë që kanë blerë minimumi 5 sete Dr. Jacob, për klientët që kanë ndjekur në mënyrë të perpiktë të gjithë programin e trajtimit sipas rregullores (sipas përshkrimit në etiketë). Çdo pretendim i paraqitur para 150 ditëve nuk do të pranohet, si dhe cdo pretendim i cili nuk plotëson kushtet e mësipërme nuk do të merret parasysh. Para se të aplikoni për garancinë e kthimit të parave ju lutem lexoni të gjithë rregulloren e programit të garancisë dhe nëse klasifikoheni për ta përfituar na kontaktoni.
Garancia: Me rimbursim ose garanci të kthimit të parave, ju do të përfitoni të gjithë shumën e shpenzuar gjatë periudhës 150 ditore të trajtimit të flokëve tuaj me produktet Dr. Jacob duke mbajtur nga kjo shumë vlerën e kostos së transportit për cdo porosi të kryer nga ju, kostot operative të kompanisë për shërbimin që ju është ofruar si dhe kostot e taksave vendore dhe tvsh e paguar për cdo shitje. Vlera e kostove taë lartpërmendura llogaritet 50% e vlerës së pagesave.
Mohim përgjegjësie: Në përputhje me rregulloret e marketingut (dhe politikat e Facebook/Google), ne nuk mund të garantojmë rezultate nga përdorimi i produkteve tona. Rezultatet tona bazohen në studimet klinike të përbërësit aktiv, por të gjithë individët janë të ndryshëm dhe rezultatet nga përdorimi i rutinës së rritjes së flokëve ndryshojnë, disa mund të mos shohin fare përmirësim. Megjithatë, ajo që mund të garantojmë është se ne ju ofrojmë paratë tuaja mbrapsht (sipas programit tonë të garancisë) nëse nuk shihni ndonjë rezultat pas 150 ditësh dhe keni ndjekur kushtet e thjeshta në Garancinë tonë të Kthimit të Parave 150-ditore. Ju lutemi referojuni Politikës së Dorëzimit dhe Kthimit për çdo pyetje shtesë në lidhje programin e garancisë dhe kthimit të parave për periudhen 150 ditore.