Në epokën e dixhitalizimit, ne kishim një nxitje për të krijuar diçka reale. Produkte reale, të prekshme që zgjidhin një problem real për njerëzit e vërtetë. Shumë mund të përjetojnë rënie të flokëve para moshës 50 vjeçare dhe këta individë shpesh përballen me shqetësimet e besimit dhe vetëbesimit. Për të krijuar ndikim, ne kuptuam se produktet duhet të jenë të besueshme.
Rreth Nesh
Inovacioni shkencor, i bazuar te natyra
Rënia e flokëve është e zakonshme dhe ne jemi këtu për të ndihmuar
Humbja e flokëve është e zakonshme, në fakt, gjatë gjithë jetës sonë, shumica prej nesh do të pësojnë një shkallë të caktuar të rënies së flokëve. Hulumtimet sugjerojnë se mesatarisht 57% e femrave dhe 73% e meshkujve do të përjetojnë rënie të flokëve deri në moshën 80 vjeçare.
Megjithatë, ka alternativa të kufizuara jo-konvencionale me efikasitet të demonstruar. Me komentet tuaja, ne përpiqemi të sfidojmë veten për t’ju ofruar produkte natyrale të cilësisë më të lartë në një treg të përmbytur me premtime të rreme.
Ne besojmë në përbërësit natyralë
Produktet tona janë të dizajnuara mbi parimin e cilësisë së pashembullt duke përdorur përbërës me prejardhje natyrale. Ne synojmë të përmirësojmë vazhdimisht formulimet tona përmes përdorimit të materialeve vetëm me bazë bimore.
Të gjithë përbërësit e formulave tona të rritjes së flokëve janë zgjedhur me kujdes bazuar në një rishikim rigoroz dhe të rafinuar të hulumtimit për t’ju sjellë produkte natyrale, jo toksike të raportuara shkencërisht për të nxitur rritjen e flokëve.
Transparenca është e lehtë kur nuk ke asgjë për të fshehur
Ndonjëherë surprizat janë të mëdha, por le t’i mbajmë ato jashtë produkteve tuaja për kujdesin e flokëve. Brenda fushës së kujdesit të flokëve, transparenca shkencore është e rrallë. Me produkte të panumërta të mbi-tregtuara dhe joefektive, ne besojmë se është përgjegjësia jonë t’ju mundësojmë të merrni një vendim të informuar kur bëhet fjalë për trupin tuaj.
Qëllimi ynë është të fuqizojmë komunitetin tonë për të mësuar më shumë rreth formulimeve tona, në mënyrë që ju të kuptoni më mirë shkencën që qëndron pas çdo përbërësi dhe qëllimin e tij të synuar në udhëtimin tuaj të rritjes së flokëve.
Gjithmonë të kujdesshëm për natyrën dhe njëri-tjetrin
Transparenca nuk kufizohet në formulimet tona, por është një pjesë integrale e asaj që jemi ne si kompani. Të formuluara, të testuara dhe të prodhuara spas standarteve europiane, vlerat mjedisore dhe sociale janë futur në çdo aspekt të biznesit tonë, nga formulimi deri te shpërndarja e produkteve tona.
Ndërsa ne jemi krenarë për atë që kemi krijuar, ne jemi ambicioz, duke u përpjekur drejt disa objektivave të qëndrueshmërisë deri në fund të vitit 2022. Duke investuar në produktet tona, ju po investoni në një kompani të përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë sociale dhe mjedisore.